-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Vrasjen e Martinit duan ta mbulojnë me Tik Tokun, të gjithë t’i bashkohen protestës të mërkurën

Kryesoret

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u ndal te protesta që u zhvillua sot para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Canit.

Berisha u shpreh që propaganda qevritare po përpiqet që krimin ta mbulojë me Tik Tokun dhe Snapchatin.

“Krimin e shëmtuar ndaj të cilit, propaganda e shpifur qeveritare përpiqet ta mbulojë me Tik Tokun, me Snapchatin, përpiqet të laj duart, paçka se përgjegjësia është direkt e shkollës, e ministrisë e mbi të gjitha e atyre të cilët e kanë shndërruar Shqipërinë në protektorat të krimit. Atyre që qeverisin këtë vend së bashku me krimin, si një sipërmarrje kriminale, në të cilën krimi godet në çdo vend, në çdo zyrë, në çdo shkollë, në rrrugë, në çdo shesh dhe kudo.”, tha Berisha.

Ai bëri thirrje që të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në protestën tjetër që do të zhvillohet ditën e mërkurë.

“Ai që nuk proteston për Martin Canin, nuk proteston as për fëmijën e tij, prandaj është një rast për të treguar veten qytetar, është një rast për të treguar veten nënë, baba, prind, vëlla, motër, për të ju përgjigjur thirrjes së shpirtit të 14-vjeçarit që shkoi në shkollë dhe i morën jetën me çantën e librave në shpinë.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit