Pasditen e djeshme një 42-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur me tre plagë në qafë në një trotuar përpara një lokali në Viale Delle Vittoria në Bettola të Italisë.
Sipas mediave italiane, Nikol Nika nga Shkodra jetonte prej disa vitesh në Bettola dhe ishte i martuar me dy fëmijë, njëri nëntë dhe tjetri më pak se 1 vjeç. Policia italiane ka arrestuar një 62-vjeçar, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëatdhetari e tij. 62-vjeçari shqiptar u arrestua në banesën e tij afër lokalit ku u vra Nika. Ai ka shkuar në shtëpinë e tij që të mjekohej pasi kishte disa lëndime në fytyrë dhe në krahë.
Ende nuk dihet arsyeja e qartë se çfarë ka ndodhur mes dy shqiptarëve. Policia po kryen kontrolle në ambientet e lokalit dhe ka sekuestruar kamerat në zonë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.