Sot, shënohen 5 vjet nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, që goditi Shqipërinë dhe shkaktoi vdekjen e 51 personave, përfshirë 8 fëmijë, ndërsa mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.
Durrësi dhe Thumana ishin ndër zonat më të goditura, ku humbën jetën shumë banorë dhe u shkatërruan qindra shtëpi. Tërmeti i fuqishëm la pas një pasojë të rëndë materiale dhe një numër të madh njerëzish të cilët ende nuk kanë gjetur strehim të qëndrueshëm.
Ky moment tragjik është ende një kujtim i dhimbshëm për të gjithë ata që humbën gjithçka.