Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar këtë të martë njoftimin zyrtar në lidhje me mega-operacionin e ndërmarrë në Elbasan, ku u godit një organizatë kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latina.
Rrjeti kriminal kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe shtrihej aktivitetin e tij në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikën Latine. Sipas SPAK kjo organizatë kriminale drejtohej nga Suel Çela, i shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese.
Hetimi, i mbështetur në komunikimet e koduara SKY/ECC dhe në veprime të tjera hetimore, ka çuar në arrestimin e 21 personave dhe lëshimin e masave të sigurisë për disa individë, përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar të lartë të policisë dhe një ish-gjyqtar.
Masat e sigurimit:
Mario Çela – 35 vjeç, banues në Elbasan
Xhino Roka – 33 vjeç, banues në Tiranë
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), – 37, banues në Elbasan
Sergej Hasanpapaj – 30 vjeç, banues në Elbasan
Bruno Hazizolli – 34 vjeç, banues në Elbasan
Ledio Zabeli – 33 vjeç, banues në Elbasan
Marsel Roka – 37 vjeç, banues në Tiranë
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), – 39 vjeç, banues në Tiranë
Preke Kodra – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
Fuad Verzivolli – 48 vjeç, banues në Elbasan
Metin Mehja – 27 vjeç, banues në Elbasan
Renato Hasani – 35 vjeç, banues në Elbasan
Skender Sufaj – 34 vjeç, banues në Tiranë
Artan Hoxha – 50 vjeç, banues në Tiranë
Elton Qyno – 39 vjeç, banues në Tiranë
Pajtime Fetah – 65 vjeç, banues në Elbasan
Dedan Gjoni – 48 vjeç, banues në Tiranë
Marsel Shega (alias Bujar Shega), – 51 vjeç, banues në Tiranë
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa) – 40 vjeç, banues në Tiranë
Blerina Beqiri – 39 vjeç, banues në Elbasan