Policia italiane ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar pasi u gjet me 17 kilogram kokainë.
50-vjeçari shqiptar Saimir Durra u ndalua nga policia teksa po udhëtonte me shpejtësi gjatë rrugës 613 Brindisi-Leçe. Policia duke kërkuar ndihmë nga një patrullë tjetër arriti që ta ndalojë.
Gjatë kontrollit në makinë u gjetën dhe u sekuestrua droga e shpërndarë në 15 pako.
Me urdhër të prokurorit publik shqiptari u shoqërua në burgun “Borgo San Nicola”.