Një 33-vjeçar u arrestua në Kurbin, pasi ishte shpallur në kërkim. 33-vjeçari Gentaj Markaj me datë 31 karrik të këtij viti ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të F.S.
Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërsa materialet janë kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Lezhës.