-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua para një viti për trafikim të miturish dhe pornografi, lirohet nga burgu mjeku Dervish Hasi

Kryesoret

Mjeku Dervish Hasi është liruar nga burgu, i cili u arrestua në 18 janar të këtij viti pasi akuzohej për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”. Avokati i tij ka tnënë në RTSH se mjeku Hasi është liruar nga burgu një javë më parë dhe është shpallur i pavajshëm për veprat që akuzohej.

“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroj gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë. Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë”, ka deklaruar për RTSH-në Roland Islami, avokati i mjekut Dervish Hasi.

Mjeku u arrestua në 18 janar të këtij viti për shfrytëzim prostitucioni dhe menjëherë pas ngjarjes ai u pezullua nga detyra në QSUT. Ai në shtëpi kishte tre gra dhe një 16-vjeçare shkonte dis aherë nës htëpinmë e mjekut dhe ai e prazantonte si graun e tij të katërt.

Nga deklaratat e familjarëve të së miturës thuhej se ajo bindej nga Hasi dhe e detyronte ai që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Dyshohet se ai e kishte manipuluar me terma besimi duke i premtuar se do të bëhej gruajaj e tij e katërt. Mjeku ishte një emër i njihur pasi sipas SPAK, dyshohej se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit