-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja me thikë e shqiptarit në Itali, arrestohen dy maqedonas dhe dy të tjerë në kërkim

Kryesoret

Të hënën me datë 15 Nëntor një 41-vjeçar shqiptar u vra me thikë në Via Rizzardi të Marghera. Shqiptari Van Koxha ishte së bashku me vëllain e tij kur u vra me thikë.

Policia e Venecias informoi se dy vëllezërit kërkuan ndihmën e tyre teksa ndodheshin afër një hoteli dhe ishin plagosur në pjesën e gjoksit. Ata i dërguan në spital të dy vëllezërit por për shkak të plagëve të marra Van Koxha humbi jetën.

Media italiane raporton se janë arrestuar dy maqedonas dhe dyshohet se edhe dy të tjerë u arratisën me një mjet ku aty mund të jetë edhe arma e krimit.

“Disa nga katër maqedonasit ishin identifikuar një ditë më parë dhe ishin raportuar për lojëra të fatit, të gjetura nga oficerët e policisë duke luajtur lojën “tre kanaçe” në qendrën historike të Venecias. Është teknika e “tregtarëve të kutive” për të mashtruar turistët. Bastet me pagesë pranohen për këtë lojë të çuditshme dhe që besohet se është bërë shkak për sherrin e dhunshëm”, shkruan media.

Policia thotë se sherri mund të ketë edhe motive banale dhe gjithashtu dyshon se kanë qenë edhe dy shqiptarë të tjerë por që janë larguar. Kjo zonë njihet si tregia e drogës dhe është vrasja e dytë në pak kohë në këtë zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit