Sulmet izraelite në Gazë shkaktuan sot vdekjen e 30 palestinezëve, sipas zyrtarëve te shëndetësisë.nNdërsa një autobus pranë një vendbanimi izraelit në Bregun Perëndimor u sulmua me armë zjarri nga një person, duke shkaktuar plagosjen e të paktën tetë udhëtarëve.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, sulmet gjatë natës në këtë kamp dhe në pjesë të ndryshme të Gazës shkaktuan vdekjen e të paktën 30 palestinezëve.
Sipas punonjësve të ndihmave, sasia e ndihmave që Izraeli po lejon të futen në Gazë tashmë ka arritur në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës 14 mujore në këtë territor, duke përshkallëzuar gjendjen humanitare. Shumica e palestinezëve mbështeten tek furrat e bukës dhe kuzhinat bamirëse, që janë të mbipopulluara, për të siguruar një racion ushqimi në ditë.
Ndërsa në Bregun Perëndimor, një i armatosur qëlloi një autobus izraelit të premten, duke plagosur tetë persona. Sipas ushtrisë izraelite, sulmuesi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, sulmoi autobusin në afërsi të një vendbanimi të kolonëve izraelitë para se të vritej nga ushtria izraelite. Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike.