Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Ramush Haradinaj ka thënë se kanë qenë titanike përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Haradinaj tha se lufta për çlirimin e UÇK-së ka qenë heroike.
“Titanike kanë qenë përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Heroike ka qenë lufta për çlirim e UÇK-së. Historike pavarësia e Kosovës. Në këtë rrugëtim jemi ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave edhe përballja me drejtësinë ndërkombëtare”, tha ai.
Haradinaj theksoi se beson në pafajësinë e atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë.
“Drejtësia vonon, por nuk harron. Sot mbushën 12 vjet nga pafajësia jonë në Tribunalin e Hagës, një fitore kjo, edhe për Kosovën, edhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së. Me besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë”, ka shprehur Haradinaj.