Një ngjarë e rëndë ka ndodhur në Shetet e Bashkuara të Amerikës, ku një çift shqiptarësh nga Kosova janë gjetur të vrarë me armë zjarri në apartamenetin e tyre.
Sipas mediave, nga hetimet rezulton se Sabrina Krasniqi 27 vjeç ka qëlluar me armë zjarri bashkëshortin e saj Pajtimin 34 vjeç, dhe më pas i ka dhënë fund dhe jetës së saj.
“Nga hetimet është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten, por nuk dha detaje për arsyet që mund të kenë çuar në këtë krim të dyfishtë.
Ndërsa motra e Pajtimit, Albana Krasniqi Munrett me anë të një postimi ka thënë që bashkëshortja i ka marë jetën, vëllait të saj dhe i ka shkatërruar familjen.
Vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve në SHBA