Ditën e sotme moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin tonë. Aksi rrugor Kukës-Shishtavec u bllokua nga rrëshqitje masive dheu për rreth një orë.
Ndërsa automjetet mbetën të bllokuara në pamundësi për të lëvizur në vendin e quajtur ura e Lojme, pasi kishet rrëshqitje dheu dhe rënie të një shtylle tensioni.
Për rreth një orë u bë e mundur lëvizja e automjeteve të bllokuara. Ndërsa policia ka bërë apel drejtuesve të makinave që të kenë kujdes në lëvizje dhe në shpejtësi.