Kryeminsitri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis gjatë një interviste për Ant1 ka deklaruar se do të rikandidojë në vitin 2027 për të qenë sërish në krye të qeverisë.
Mitsotakis tha se për rastin e Fredi Belerit, marrëdhëniet me Shqipërinë kanë përjetuar trazira dhe se ai ishte një eurodeputet i zgjedhur dhe se përfaqëson të drejtat e pakicës në BE.
“Greqia ka çdo arsye për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE”, u shpreh ai.
Më pas ai tha se me çështjen e Prespës po ecim në drejtim të duhur. Ndërsa theksoi se Maqedonia e Veriut do të kuptojë se nuk është në interesin e saj të qëndrojë në çështjet që ndryshojnë marrëveshjen.