Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano me anë të një postimi në platformën X ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë autoritet të plotë për të hetuar incidentin në Zubin Potok.
“Në përputhje me mandatin tonë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in dhe vëzhguesit e EULEX-it, është formuar një njësi policore dhe ata kanë qenë menjëherë të pranishëm në terren për të vlerësuar situatën aktuale dhe pasojat e saj të mundshme”, thotë Barabano.
Ai shprehet se EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë veprimet për të siguruar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.
“Institucionet e Kosovës kanë juridiksion të plotë për të hetuar sulmin, ndërsa EULEX-i vazhdon të monitorojë veprimet e tyre për të siguruar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe se të drejtat e njeriut respektohen plotësisht”, shkruan ai.