-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, BE: Akt terrorist dhe sabotimi

Kryesoret

Bashkimi Evropian e ka cilësuar si sulm “terrorist” si dhe akt “sabotimi” një shpërthim ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të premten në veri të Kosovës, i cili rrezikoi furnizimin me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare ta akuzojnë Serbinë për sulm “sulm kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e dënoi sulmin në një komunikatë për media të shtunën pasdite.

“BE-ja e dënon ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin ujor në Ibër-Lepencit në Zubin Potok në veri të Kosovës. Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Borrell nënvizoi se ngjarja duhet të hetohet, ndërsa autorët e sulmit duhet të vihen para drejtësisë.

“Këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia kam përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme”, tha Borrell.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës dhe theksoi se BE-ja do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit