Reshjet e dëborës kanë mbuluar edhe qytetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Moti i acartë pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, duke shkaktuar probleme në rajonet e Liqeneve të Mëdha, Rrafshnalta dhe Midwest.
Në disa pjesë të Nju Jorkut, Ohajos dhe Miçiganit trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cenimetra dhe në skajin veriperëndimor të Pensilvanisë deri në 73 cm.
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për ata që udhëtojnë për Ditën e Falënderimeve dhe përpiqen të kthehen në shtëpi.
“Udhëtimi do të jetë jashtëzakonisht i vështirë dhe i rrezikshëm këtë fundjavë, veçanërisht në zonat ku mund të grumbullohen disa metra dëborë shumë shpejt”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.