Gjykata në Itali ka lënë në burg dy shqiptarët, që akuzohen se vranë Van Koxën në mbrëmjen e 25 nëntorit në Marghera. Sherri dyshohet se ka për motiv lojërat e fatit dhe policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Shqiptarët e arrestuar janë Adnan Ramadani 30 vjeç dhe Imer Imeri 49 vjeç. Ramadani akuzohet për akuzën e “vrasjes me paramendim”, si dhe “armëmbajtja pa leje” dhe Imeri akuzohet për përfshirje në grindje.
Pas ngjarjes ata janë parë duke u larguar me vrap dhe dyshohen se kanë dashur që të fshehin edhe një thikë. Avokati mbrojtës i të pandehurve ka deklaruar se Imeri çalon, ndaj e ka pasur të pamundur të përfshihej në sherr.
Ndërkohë autopsia nga mjeku kompeten dhe ekzaminimi i armës së sekuestruar nga Adnan Ramadani, një thikë kuzhine 13 cm, e cila nuk ka pasur gjurmë të gjakut do të përcaktojnë ngjarjen.