Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurimit “Arrest në burg” për Fuad Verzivollin, i dyshuar për pjesëmarrje në atentatin e dështuar në Elbasan në vitin 2020. Verzivolli, pjesë e bandës kriminale të Suel Çelës, është akuzuar për “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë dhe “Kryerja e veprave penale nga një organizatë kriminale”.
Ky vendim vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe do të zbatohet menjëherë, me detyrimin për ta dërguar atë në paraburgim. Verzivolli mund të apelojë këtë vendim në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit.