Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Bad spin 6” ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar një tjetër në gjendje të lirë.
K. R., 27 vjeç, A. P., 32 vjeç, G. K., 57 vjeç, Y. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë kishin përshtatur ambiente për organizimin elojërave të palejuara, baste sportive online. Ndërsa u propcedua në gjendje të lirë 21-vjeçari me iniciale N.L.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celularë të personave. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.