Ministri i Mbrojtjes pirro Vengu në rrjetine tij socila ka dhënë një mesazh për 112 vite nga dita e themelimit të Forcave të Aramatosura të Republikës së Shqipërisë.
Vengu thekson që Forcat e Aramatosura janë gurthemeli i shtetformimit. Ai shprehet që janë 112 vite krenari, përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut, simbol i qëndresës dhe sigurisë kombëtare.
“112 vjet nga dita e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gurthemel i shtet-formimit
112 vite krenari, përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut, simbol i qëndresës dhe sigurisë kombëtare.
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ushtarakët që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit!”, shkruan Vengu.