Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në qytetin e Korçës, në lagjen 10, pranë një rruge dytësore afër unazës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja është regjistruar në orët e fundit, por ende nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes.