-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Berisha është mjet i Ramës, po përdoret për të mbuluar korrupsionin

Kryesoret

Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, duke thënë se ish-kryeministri është shndërruar në mjet të Edi Ramës, duke i ndihmuar atij të shpërqendrojë vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë dhe lidhjet me krimin.

Basha akuzon Berishën për pranimin e mbështetjes së Ramës për interesa personale, duke dëmtuar opozitën dhe kauzën demokratike. Ai thekson se do të vazhdojë të punojë për një alternativë të besueshme dhe të ndershme për demokratët.

Reagimi i Bashës:

Fatkeqësisht, dosjet e Sali Berishës e kanë kthyer atë në asetin e Edi Ramës, të cilin e përdor për të mbajtur debatin publik larg aferave të panumërta korruptive të qeverisë dhe lidhjeve të saj të tmerrshme me krimin. Është e turpshme, që Berisha pranon të jetë nën patronazhimin e Edi Ramës, të cilit i dha votat për të amnistuar të korruptuarit e tij, për mbylljen e listave, për pazarin e radhës me Gjykatën Kushtetuese, dhe në këmbim, mori vulën përmes një vendimi skandaloz, që Berisha e përdor jo për t’i shërbyer opozitës, por problemeve të tij me drejtësinë. Është e kuptueshme, që politikisht Berisha nuk mund të ekzistojë pa një armik, kështu që, përsa kohë Trekëndëshi i Bermudës po shtrëngon radhët në përballjen me SPAK-un, i ngelem vetëm unë me të cilin mund të merret për të hedhur në publik shashka qesharake.Ndaj jemi më të vendosur se kurrë për të mos i lënë demokratët pa alternativën e duhur dhe të besueshme, me të cilën të ndihen të përfaqësuar, të nderuar dhe jo të tradhëtuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit