Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar pas kontrolleve të BKH-së ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Këlliçi ka deklaruar se veprimet e SPAK ndaj Veliajt janë rezultat i përplasjeve të brendshme brenda Partisë Socialiste, duke shtuar se Kryeministri Rama ka “dorëzuar” Veliajn dhe SPAK po i ekzekuton porositë e tij.
Këlliçi ka theksuar se hetimet ndaj Veliajt janë të lidhura me tensionet politike dhe përçarjen brenda mazhorancës.