-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta për vrasjen e Martinit, Fuga: Lërini makabritetet me gjak nëpër mure, s’mblidhni dot as 50 prindër

Kryesoret

Akademiku Artan Fuga me anë të një postimi në rrjetin e tij social në facebook ka komentuar protestat që po zhvillohen për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës Fan Noli.

Fuga shprehet se shkolla ka nevojë për ide të reja dhe jo për gjak në muret institucionesh. Ai thekson se arsimi, edukumi, informacioni dhe teknologjia e re duhet të jenë fjalët kyçe në një shkollë të re.

“Nuk kuptoj se kush i organizon marshimet te ministria e arsimit, apo nuk ka punë tund derën?

Si nuk del dikush?

Çfarë kërkoni që pas çdo vogëlushi të venë një polic:, që mësuesit të shëtisin me pranga në duar në shkollë, që teknologjia të bllokohet si në Mesjetën e inkuizicionit, që me kamera nxënësit të survejohen në ËC, që rojet te dera të kontrollojnë xhepat e nxënësve, që ministria të kontrollojë çfarë bëhet në çdo shkollë, që shkolla të bëhet kazermë, burg, shkollë vagabondësh, në mënyrë që prindërit të bëjnë sehir, që shoqëria të flejë, çfarë janë mësuesit gardianë burgjesh?

Shkolla ka të tjera fare probleme. Jeni jashtë loje komplet, politizoni gjithçka, manipuloni çdo ngjarje në mënyrën më të padëshirueshme, nuk keni asnjë ide të re!

Shkolla ka nevojë për ide të reja, për emancipim se ka ngelur e viteve ’60, duhen reforma të thella të edukimit, kulturës, teksteve, buxheteve familjare, bibliotekave, marrëdhënie të reja mes informacionit, shkollës, familjes.

Lërini makabritetet me gjak nëpër mure dhe me parulla abstrakte etike!

Nuk jeni në gjendje të mblidhni pesë intelektualë, tre sindikata, pesëdhjetë prindër!

Jo, kërkohet tjetër gjë. Politizime ka bllokuar shoqërinë dhe u shërben vetëm politikanëve në lojën e tyre për karrige”, shkruan akademiku Fuga.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit