-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e Rinisë, Spiropali: Ecim drejt ëndrrës, me objektivin e qartë Shqipëria në BE brenda vitit 2030

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në rrjetin e saj social ka reaguar në lidhje me Ditën Kombëtare të Rinisë.

Spiropali shprehet se 8 dhjetori simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si një faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale. Ajo thekson se Shqipëria është më pranë se kurrë në BE brenda vitit 2030.

“Ajo thirrje e brendshme që buçiste së jashtmi, “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!”, ishte më e fortë se çdo parullë, kongres, anti-miting, ishte, mbi të gjitha, esenca e vet historisë shqiptare në kontradiktën e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit, dhe njëkohësisht e ndarë përdhunshëm nga kjo përkatësi prej pushtimit osman dhe komunizmit totalitar.
Sot ecim më shpejt dhe jemi më pranë se kurrë Shqipërisë së ëndërrimtarëve dhe luftëtarëve të dhjetorit, në një proces intensiv negociatash, me objektivin e qartë Shqipëria në BE brenda vitit 2030.
Ecim drejt kësaj ëndrre, tashmë një realitet i prekshëm, duke lënë pas fantazmat e komunizmit dhe shëmbëlltyrat e këqija të tyre, idhujt e rremë të tranzicionit, bartësit e gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, minuesit e bashkëjetesës, të bashkuar në aspiratën tonë madhore!”, shkruan Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit