Belgjika është ndalur në një barazim pa gola ndaj Iranit në ndeshjen e zhvilluar në Kaliforni, në kuadër të Grupit G të Botërorit.
Takimi nisi me ritëm të lartë nga “Djajtë e Kuq”, të cilët krijuan disa raste të rrezikshme, por pa arritur të konkretizojnë përballë portierit iranian Beiranvand, i cili u tregua i sigurt në disa ndërhyrje vendimtare.
Irani mendoi se kishte kaluar në avantazh në minutën e 25-të me golin e Taremit, por VAR ndërhyri dhe e anuloi për pozicion jashtë loje, duke i mohuar festën ish-sulmuesit të Interit.
Pjesa e dytë u bë më e vështirë për Belgjikën, pasi në minutën e 66-të Ngoy u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak deri në fund të ndeshjes.
Me këtë rezultat, si Belgjika ashtu edhe Irani shkojnë në kuotën e 2 pikëve në Grupin G, ndërsa ndeshja tjetër e grupit mes Zelandës së Re dhe Egjiptit luhet në orën 03:00 të mëngjesit.
/5pyetjet.al









