Saimir Sula ndërroi jetë në një spital në Spanjë. Majlinda Sula, motra e Saimirit ka njoftuar se do të mbajë protestë nesër në orën 12:00 para Kryeministrisës.
Ajo shprehet se do të protestojë për të nxitur institucionet ligjzbatuese në Shqipëri për zbardhjen e çështjes të së vëllait. Majlinda thotë se ësht akoma në pritje të ADN-së dhe autopsisë për kuptuar se kush e vrau Sajmirin.
“Unë shtetasja MAJLINDA SULA, PROTESTOJ sepse kam 4 vite e gjysëm që kërkoj nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shqipëri një AUTOPËSI TË PËRFUNDUAR dhe një ADN që dërgohet një mostër në Laboratorin e Brukselit ose të Vjenës për të bërë provën e ADN-së. Kam dorëzuar kërkesën për AUTOPËSI TË PLOTË, kaluan 4 vite e gjysëm dhe nuk kam një konkluzion të plotë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Mediat dhe institucionet Shqiptare nxorrën lajme fallco duke thënë se “rasti i Saimirit u zgjidh dhe çdo gjë përfundoi me sukses”, asnjë gjë nuk ka përfunduar, akoma pres ADN-në dhe autopësinë për të kuptuar kush e vrau Saimirin.
I kërkoj Kryeministrit Z. Edi Rama ti japë zgjidhje urgjente kësaj çështje.
KAM 4 VITE E GJYSËM QË KËRKOJ ZEMRËN E TIM VËLLAI.
Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!”, thuhet në njoftim.