Përfunduan 9 sfidat e para të javës së gjashtë të Champions League. Real Madrid luajti në Bergamo përballë Atalantës dhe në fund ishin madrilenët ata që morën tre pikëshin.
Mbappe kaloi Realin në avantazh në minutën e 10-të të pjesës së parë, por në fund të fraksionit të parë të lojës belgu Cherles De Katelier barazoi shifrat në 1-1.
Me rezultatin 1-1 dy ekipet ju drejtuan dhomave të zhveshjes.
Me nisjen e pjesës së dytë “Los Balancos” realizuan dhe dy herë të tjera me anë të Vinicius Junior dhe Bellingham, por Atalanta reagoi sërish me anë të Lookman duke çuar shifrat në 2-3, rezultat i cili mbeti i pandryshuar deri në fund. Mbappe u dëmtua.
Ndërkohë që një tjetër sfidë e rëndësishme ishte edhe ajo mes gjermanëve të Bayer Leverkusen dhe Inter e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 1-0.
Levererkusen shënoi në fund të ndeshjes me anë të Mukiele. Bayern Munchen triumfoi në transfertë përballë ukrainasve të Shaktar Donetsk me rezultatin 1-5.