-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Sonilës në Itali, 16 persona në hetim, mes tyre dhe burri

Kryesoret

Një 21-vjeçare shqiptare u gjet e pasjetë në mars të vitit 2021 në një apartament në periferi të Torinos.

Corriere della Sera” shkruan se Sonila Cani është shfrytëzuar seksualisht nga bashkëshorti i saj që ishte pjesë e një rrjeti shqiptar që drejtonte një rrjet prostitucioni në qytetin piemontez.

Nga hetimet pas një operacioni të koduar “Mariposa” të skuadrës lëvizëse e cila javën e kaluar ekzekutoi 5 masa paraprake për persona të akuzuar për krime të tilla si nga grabitja apo ndihma dhe nxitja e emigracionit të paligjshëm, 16 persona janë nën hetim.

Pas prokurorisë së Torinos, siç raporton gazeta “La Stampa“, vajza mund të jetë shtyrë për të kryer vetëvrasje. Prokurorja Valentina Sellaroli e akuzon burrin e saj Kreshnik Cani se ka gisht në çuarjen e vajzës drejt vetëflijimit.

“Isha në lokal. Mendoj se ajo bëri vetëvrasje”. Një muaj më vonë ai ndryshon historinë e tij: «Mendoj se e vranë. Ajo prostituonte veten. Ata u zemëruan me të, sepse menduan se ajo po i spiunonte në polici. Nga shtëpia jonë janë zhdukur edhe 17 mijë euro”u tha ai oficerëve të policisë.

Hetimet zbuluan një sistem kriminal që përfshinte gra të reja të detyruara të prostitucionin në zona të veçanta të qytetit si Barriera Nizza dhe Madonna di Campagna. Nga këto hetime mes grave ishte edhe Sonial, ndërsa bashkëshorti i saj është një prej atyre që po hetohen.

Cani po hetohet nga Prokuroria e Torinos për nxitje drejt vetëvrasjes dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Ai u hetua edhe nga Prokuroria e Beratit pas një kallëzimi që bënë prindërit e Sonilës për shfrytëzimin e vajzës së tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit