Në Durrës u arrestua 35-vjeçari Majlind Habibi i cili ka hedhur nga ura shokun e tij dhe më pas ka fshehur krimin. 33-vjeçari Branko Shkoza gjatë rrëzimit në kanalin e ujërave të zeza ka humbur jetën.
Në deklaratën para hetuesve, 35-vjeçari ka thënë se shkak i sherrit është ngacmimi që viktima i ka bërë gruas së tij. Ai ka deklaruar se nuk donte që ta vrisja por viktima i është përgjigjur keq duke e ofenduar.
“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi. Me tha “shiko bej ndonje pune tjeter se i zgjidh vete hallet gruaja jote”. Ne kete moment mu erresuan syte dhe nuk mendova gjate. E shtyva dhe ai perfundoi ne kanal. Une me pas u largova ne shtepi dhe e lash aty. Nuk mendova se kishte vdekur, thash me vete se do ngrihet prap se ne uje ra. Diten e dyte mesova se nuk kishte shkuar ne shtepi. Shkova serish diten e dyte te vendi ku u perleshem e pash qe trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi. Nuk kisha guxim te tregoja se çfare kishte ndodhur. Me kapi paniku. Kur e gjeten trupin e tij dhe e mori policia dhe àmbulanca thash nuk kane per ta kuptuar, por do mendojne se ka rene vete se edhe pinte alkool. Jam penduar shume, por nuk i kisha asnje borxh. Me kishte rene ne qafe”, raportohet se ka deklaruar autori para hetuesve.
Hodhi nga ura shokun dhe fshehu krimin, arrestohet 35-vjeçari, zbardhen detajet