-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konverta e Bernës, Malltezi: Rama vë në plan të parë xhepin dhe trastën në vend të mjedisit

Kryesoret

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamazbër Malltezi deklaron që Konverta e Berbës ka keqardhje që qeveria injoron punimet dhe shkatërron zonën e mbrojtur të Nartës.

Malltezi shprehet se Edi Rama ka vendosur vullnetin në xhepin e tij dhe nuk interesohet për përmbytjet, duke rrezikuar shkatërrime habitati duke rrezikuar rënie të numrit të popullatave. Ai thekson se ambientalistët e shprehin zhgënjimin e tyre të thellë që, Edi Rama vuri në plan të parë xhepin dhe trastën në vend të mjedisit.

“Çfarë ndodhi, nëse para një viti apo dy vitesh, Edi Rama shpalli Vjosën park kombëtar? Ai nuk përfshiu deltën e Vjosës, gjë e cila në çdo lum është pjesa më e rëndësishme biologjike e lumit. Ai shpërfilli dhe ndryshoi ligjin e Zonave të Mbrojtura, ndryshoi hartën e Zonave të Mbrojtura, pikërisht për interesa të xhepit të tij.

Për pasojë, e futi Shqipërinë në probleme të mëdha ligjore, duke mos respektuar Konventat Ndërkombëtare në të cilat Shqipëria bën pjesë.

Bëj thirrje të gjithë ambientalistëve, të gjithë popullatës së Vjosës për qëndresë ndaj planeve të Edi Ramës për të shkatërruar zonat e mbrojtura mjedisore për të vetmin qëllim, pasurimin e tij dhe një grushti oligarkësh rreth tij.

Duhet përballje me këtë qeveri banditësh.”, deklaroi Malltezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit