Me anë të operacionit “Escort” u arrestua një 35-vjeçare nga Azerbajxhani pasi rektrutonte të huaj për ti shfrytëzuar për prostitucion.
35-vjeçarja Aynur Hamidova, rektrutonte vajza të huaja nga Turqia dhe Azerbajxhani dhe më pas duke përdour një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion.
Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, 35-vjeçarja me anë të fotove të publikuara në këtë faqe, ushtronte presion ndaj tyre.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni shtetaset G. Ç., 40 vjeçe, K. I., 32 vjeçe, S. E., 26 vjeçe, M. H., 26 vjeçe, A. S., 32 vjeçe. Nga këto 4 prej tyre për ushtrim prostitucioni dhe 1 për shfytëzim. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.