35-vjeçari Majlind Habibi është autori i vrasjes së shokut të tij, Branko Shkozës, në Spitallë të Durrësit, pas dyshimeve se ai po ngacmonte gruan e tij. Ngjarja ndodhi më 2 dhjetor, kur Habibi shtyu Shkozën nga një urë mbi kanal, duke e lënë atë të humbiste jetën pas rënies.
Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë urën e improvizuar me dërrasa, e vendosur sipër një kanali të ujërave të zeza, ku ndodhi ngjarja tragjike. Trupi i viktimës u gjet më 5 dhjetor, pas denoncimit të babait të tij, ndërsa autori u arrestua më 10 dhjetor. Sipas dëshmisë së Habibit, konflikti nisi pasi ai i kërkoi Shkozës të mos i ngacmonte më gruan, por pas një përplasjeje verbale, ai e shtyu shokun, duke menduar se uji ishte i cekët dhe se nuk do të kishte pasoja fatale.