Gjatë kontrollit nga SPAK, në banesën e Safet Bajrit janë sekuestruar 19 mijë euro në një arkë kursimi për vajzën 1-vjeçare të tij. Kontrolli ka nisur me vendim gjykate të ndërmarrë në orën 02:00 të mëngjesit. Gjithashtu në banesën e Safet Bajrit janë sekuestruar edhe 2 telefona, i tij dhe i gruas.
Ndërsa prokurorja Elida Kaçini ka lëshuar 5 urdhër-arreste dhe po heton masakrën e Dobraçit ku humbën jetën 4 persona. Pesë makinat e sekuestruara janë gjetur në banesën e vëllait të Safetit, Behar Bajrit.