Një 36-vjeçar shqiptar u dënua me pesë vite burg për armëmbajtje pa leje në Angli. Shqiptari Fatjon Sadikaj u arrestua nga policia në Chaddock Lane, Salford pasi ata dyshuan se po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit ose drogës.
Gjatë kontrollit ai i ka treguar policsë se kishte armë me vete dhe më pas ka qeshur.
Sipas mediave, shqiptari ka thënë: “Nuk është e vërtetë, janë vetëm argëtim dhe lojëra”.
Më pas policët i kanë gjetur një pistoletë m mulli dhe u arrestua për posedim të një arme zjarri.









