Zv.kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti ka dhënë garancinë që gjuha shqipe nuk do të preket. Mexhiti është shprehur se askush nuk merr guximin për të prekur gjuhën shqipe në Maqedoni.
Ai ka deklaruar që edhe nëse gjykaat do të abrogojë në këtë ligj përsëri ata do të sjellin ligj të njëjtë ose edhe më të mirë në paralamentin republikan.
“Për herë të parë shqiptarët pas 20 viteve kanë dy taborë politike dhe ka konkurrencë politike. E mira është që konkurrenca të jetë në ide, platforma dhe programe. Garancia më e madhe për shqiptarët është se në qeveri i përfaqëson një gjeneratë e re që nuk ka hipoteka të së kaluar. E cila e ka përkushtim dhe hyjnore gjuhen shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve. Sepse nuk kemi hipoteka për të harxhuar mandatin dhe votat e shqiptarëve për ta shpëtuar Nikolla Gruevskin dhe Sasha Millajkovin. Këtë e vërtetoi DASH-i duke shpallur zv/kryeministrin e kaluar non-grata, për korrupsion në gjyqësi, pra për t’i shpëtuar kasapët që i kanë vrarë shqiptarët në të kaluarën dhe i kanë burgosur shqiptarët, e abroguar të drejtat e tyre. Çështja shqiptare është pritoritet para karrigeve tona”, ka thënë Mexhiti.