-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Juventus në Europë/ Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pranë transferimit te Çarleroi

Kryesoret

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, po përgatitet të mbyllë aventurën e tij në SHBA me skuadrën e New England Revolution, për t’u rikthyer në futbollin europian. Destinacioni i tij i radhës duket të jetë Belgjika, ku klubi i Çarleroi është i interesuar për shërbimet e tij.

Ky transferim pritet të sjellë përfitime për të dyja palët: Vrioni do të ketë mundësinë të rigjejë formën e tij në një ligë konkurruese si ajo belge, ndërsa klubi amerikan do të lehtësojë ngarkesën financiare të pagave.

Një kalim te Çarleroi do t’i mundësonte Vrionit të rifitojë besimin e trajnerëve dhe tifozëve, duke i hapur gjithashtu rrugën për rikthimin e tij në Kombëtaren shqiptare. Kujtojmë se në të kaluarën, sulmuesi ka qenë pjesë e gjigantëve italianë të Juventusit, një eksperiencë që shënoi fillimet e tij në nivelin e lartë të futbollit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit