Një 41-vjeçar shiqptarë është dënuar me tetë vite burg dhe me 10 mijë euro gjobë nga Gjykata e Dodekanezit në Greqi. Shqiptar u arrestua në ishullin e Rodos për posedim të 645 gramë kanabis dhe 156 gramë kokainë, si dhe të disa bimeve narkotike.
41-vjeçari i kultivonte këtë bimë mes luleve në oborrin e banesës së tij.
Ditën e sotme gjykata e shpalli fajtor shqiptarin dhe mbi të rëndojnë akuzat për kultivimin e bimëve narkotike dhe trafik droge.