Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona për vepra penale, përfshirë vjedhje, dhunë në familje dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
M. Sh., 36 vjeç, u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur një monopatinë elektrike te sheshi “Shkënderbej” dhe është përplasur me një “Range Rover”, duke pësuar dëmtime. I. M., 53 vjeç, u arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. A. B., 44 vjeç, është arrestuar pasi drejtonte “BMW”-në në gjendje të dehur dhe shkaktoi përplasje me biçikletë, por pa pasoja të rënda. D. G., 49 vjeç, u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Gjithashtu, M. D., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur dy persona me mjet prerës pas një konflikti në rrugën “Don Bosko”. Të gjitha materialet janë referuar në Prokurori.