Kombëtarja e Kosovës do të luftojë për një vend në kualifikueset e Kupës së Botës të vitit 2026 me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë.
Për kapitenin e helvetëve, Granit Xhaka, kjo do të jetë një përballje speciale. “Një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time”, ishte reagimi i Xhakës, raporton zvicerania ‘Blick’.
Kjo do të jetë hera e dytë që “dardanët” do të përballen me Zvicrën në grupet kualifikuese për një turne ndërkombëtar. Sfidat e mëparshme në kualifikueset e Euro 2024 u mbyllën në barazim.
Edhe trajneri i Zvicrës Murat Jakin e shikon Kosovën si një rival të vështirë.