-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

14 vite nga liberalizimi i vizave, Basha: Tani mund t’i heqim me SHBA-në

Kryesoret

Sot bëhen 14 vite nga liberalizimi i vizave. Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha shkruan se misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të.

“14 vjet më parë, mundi, sakrifica dhe dëshira e shqiptarëve u bë realitet falë një pune me përkushtim dhe dashuri për vendin tonë.

Shqiptarët nisën të lëvizin pa viza, të bashkohen me familjarët e tyre dhe të trajtohen si qytetarë me dinjitet në gjithë Europën.

Sot, një tjetër mision është përpara nesh: liberalizimi i vizave me SHBA-në, aleatin dhe partnerin tonë strategjik.

Ashtu siç bëmë realitet lëvizjen e lirë në BE, ne mund t’ia dalim të bëjmë realitet heqjen e vizave me SHBA-në.

Ky është angazhimi dhe përkushtimi ynë, që mund ta realizojmë si një vend që lufton korrupsionin dhe nuk bashkëjeton me të, që lufton krimin dhe nuk bashkëqeveris me të, që krijon mirëqenie për shqiptarët dhe jo për një grusht politikanësh, dhe që interesave të qytetarëve nuk u mbivendos interesat personale” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit