Një banesë u përfshi nga flakët mëngjesin e së mërkurës në fshatin Vloçisht të Maliqit. Dyshimet janë se zjarri nisi si pasojë e një shkëndije elektrike.
Kryefamiljari u shpreh se ishte duke bërë mëngjesin kur kuptoi që shtëpia ishte përfshirë nga zjarri. Ai ka shkuar menjëherë për të zgjuar 2 fëmijët që ishin ende ishin në gjumë dhe kanë arritur të dalin të sigurt nga banesa.
Sipas policisë, kryefamiljari ka vepruar shpejt duke shmangur kështu një tragjedi, pasi flakët ishin të mëdha. Sipas verifikimeve të para dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Digjet shtëpia në Maliq, familja me fëmijët në qiell të hapur