Deputeti opozitar Agron Shehaj u përjashtua nga seanca e sotme pasi bllokoi foltoren e Kuvendit. Kryetarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën për replikë me ministrin Petrit Malaj. Por debati nisi në momentin që Spiropali doli blof për Ballukun.
Agron Shehaj kërkoi interpelancë me zëvendëskryeministren Belinda Balluku për aksin Thumanë-Kashar. Shehaj tha se ka 6 muaj që kërkon interpelancën me Ballukun, por kjo e fundit nuk vjen.
LIVE-“Çlironi foltoren dhe suksese”! Spiropali përjashton Agron Shehajn
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se zv.kryeministrja ndodhet jashtë vendit, por në fakt ajo u shfaq në sallën e Kuvendit. Kjo gjë shkaktoi irritimin e opozitës.