Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën e kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës plenare. Agron Shehaj ka tentuar të mbajë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe është përplasur me sekretarin e përgjithshëm të PD-së Flamur Noka.
Noka e shtyu në foltore, Shehaj: Këtu ndahen rrugët e mia me PD-në
“Largohu se je bërë klouni i Erion Veliajt. Mu hiq qafe Agron. Mu hiq qafe se po flas. Nuk i bëj debate me ty,” tha Noka.
Përplasje fizike në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn dhe ia heq telefonin gjatë diskutimeve
Pas përplasjes fizike, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën për pak minuta.