-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj vizitë në Mirditë, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpunimin ndër shqiptarë

Kryesoret

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Mirditë, ku mori pjesë në formalizimin e binjakëzimit mes Bashkisë së Mirditës dhe Komunës arbëreshe të San Cosmo Albanese të Italisë. Kjo iniciativë, e mbështetur nga presidenti, synon të forcojë marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Itali.

Në fjalën e tij, Begaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nënvizoi se Mirdita është një vend simbolik për historinë dhe traditat shqiptare.

“Më vjen mirë që sot jam së bashku me Kryetarin e Fondacionit Arbëresh të Kalabrisë, me Kryetarin e Bashkisë së San Cosmo Albenese dhe Kryetarin e Bashkisë së Junikut në Kosovë. E ku më mirë se në Mirditë mund të bëhen bashkë Arbëria, Shqipëria dhe Kosova. Unë ndihem mjaft i lumtur që më së fundi është një vend ku ne jemi bashkë. Së bashku mendoj se mund të bëjmë gjëra të mira. Ku ka vullnet dhe dëshirë, gjithmonë gjenden mundësi dhe këto mundësi gjithmonë duhet të shfrytëzohen në të mirë të qytetarëve”.

Gjatë festivaleve të Krishtlindjeve, Begaj uroi qytetarët për një vit të mbarë dhe inkurajoi ruajtjen e vlerave dhe traditave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen. Ai vizitoi gjithashtu panairin e Mirditës dhe përgëzoi mjeshtrat që punojnë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit