Nga dera e bashkisë së Tiranës, Sali Berisha tha se Erion Veliaj dhe zyrtarët e tjerë socialistë janë zhdukur. Tha se kryeqyteti ndodhet në duart e qytetarëve.
“Nuk ka pasur kurrë kjo bashki një kufomë të pakallur si Erion Veliaj. E bëtë atë të ikte si një mi, sa në një krah në tjetrin. Ju e keni përmbushur misionin tuaj por prapë do të vini derisa ta nxjerrim për leckash dhe ta varim.
Unë po vij nga një bllokim tjetër, Tirana në duart e qytetarëve nuk ka qenë kurrë si sot, këmbë qytetari nuk shikohet, veturat e tyre janë zhdukur si minjtë.
Besuan se moti do të na pengonte, ja ku jemi më shumë se kurrë nga gjithë Shqipëria, betejë që ndalet deri në formimin e qeverisë teknike” tha ai.