Ditën e sotme në orën 17:00 do të zhvillohet protesta e opozitës ku do të marrë pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Gjatë protestës për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit do të angazhohen 1400 forca policie.
Policia do të përdorë forcat e rendit, të Shqiponjave dhe FNSH. Gjithashtu do të vendosen autobote me ujë për të shpërndarë protestuesit në rast se do të jetë e nevojshme.
Tubimi do të nisë në orën 17:00 dhe do të bllokohen disa akse rrugore për tre orë.
Rrugët qëdo të bllokohen janë: Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.