-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Na penguan dhe dhunuan në mosbindje”! PD çon ministrin e Brendshëm në SPAK

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka firmosur kallëzimin kundër ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe zyrtarëve të policisë duke i dërguar në SPAK. PD i akuzon për pengim të tubimit dhe dhunë ndaj protestuesve dhe deputetëve të PD-së mbrëmjen e djeshme në aktin e radhës së mosbindjes civile. Deputeti Agron Gjekmarkaj mbeti i lënduar. Shtatë protestues u arrestuan, mbi 60 u proceduan në gjendje të lirë, përfshirë këtu 40 deputetë të opozitës.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit Gazment Bardhi ka kallzuar në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Tiranë, dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 90, 248, 250, 251, 253 dhe 261 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në kallëzim janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. Dhuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politik të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit” njofton PD.

Kallëzimi i plotë i Grupit të PD

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit