Deputetja e Partisë Demoratike Ina Zhupa me anë të një postimi ka treguar tre mënyrat që Edi Rama zgjodhi për tu përballur me Tik Tokun. Zhupa shprehet se kryeministri në fillim tentoi të bëhej ylli i politikës në Tik Tok.
“1- Të bëhej ylli i politikës në Tik Tok.
Ja shikoni video Rama: Do e hedh ne tik Tok videon, thuajini femijeve tja u mesojne)
Pra fëmijët do na mësonin Tik Tok dhe Rama ishte avangard dhe e dinte Tik Tok para deputetëve të opozitës.
Pastaj e pa që në Tik Tok ishte askushi, ngjiste propaganda e tij ateherë provoi metodën e dytë.
2- Ta kontrollonte!
Të fuste ato metoda që përdor në facebook që alternon klikimet, ja shikojeni takon CEO e Tik Tok dhe kërkon metoda si kontrollohet, pra si të rrisi veten në rrjet. AMA lidhi marrëveshje me Tik Tok. Biles i fshinë edhe videon ku e sulmonte diaspora në Britaninë e madhe.
Kur e pa që as kjo nuk funksionoi, zgjodhi metodën e tretë në prag të fushatës elektorale
3- Ta mbyllte Tik Tok!
Pasi e pa që ylli i Tik Tok nuk bëhej dot, metodat për ndryshimin e shikueshmërisë nuk funksiononin ateherë vendosi ta mbylli. Ta mbyll që propaganda e tij të vazhdoj të lulëzoj në mediat tradicionale.”, tha Zhupa.