Pasditen e sotme një aksident ndodhi në fshatin Urakë në Mat. Një 40-vjeçar me iniciale G.Gj ka humbur kontrollin e makinës dhe si pasojë ka përplasur këmbësorin.
70-vjeçari me iniciale Q.N., është dërguar në spiatl por si pasojë e plagëve të marar ka humbur jetën.
Ndërkohë drejtuesi i makinës u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.